KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Makron urdhëron rishikimin e sistemit të burgjeve

Makron urdhëron rishikimin e sistemit të burgjeve

Presidenti Emmanuel Macron ka urdhëruar një rishikim të sistemit të burgjeve të mbingarkuara të Francës, pasi stafi i burgut digjte goma dhe vendosi barrikada duke protestuar për kushtet e dhunshme të punës së tyre. Ankesa të gjata nga rojet e burgut shpërthyen në protesta të hënën  e 15 dhjetorit ,në burgjet rreth Francës, pasi një i burgosur me thikë, u përpoq të sulmonte disa njerëz javën e kaluar në burgun ‘e sigurisë së lartë në Francën veriore. Drejtori i ‘burgut ka dhene dorëheqjen pasi ishte nën presionin e stafit të burgut, të cilët e akuzojnë se nuk bën mjaftueshëm për të parandaluar një dhunë të tillë. Macron tha se ai urdhëroi qeverinë e tij  të dalë me një “plan global disiplinor” deri në fund të shkurtit, i cili do të modernizojë objektet dhe mbledhjen e inteligjencës së burgjeve. Ai gjithashtu sugjeroi një ndryshim “masiv” në ndëshkime alternative të tilla si shërbimi publik i detyrueshëm ose rrathë elektronikë.

Sicred