KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Makron i bën thirrje BE për ushtrinë e përbashkët evropiane
Makron kundër anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian

Makron i bën thirrje BE për ushtrinë e përbashkët evropiane

Presidenti francez i bëri thirrje Bashkimit Europian për krijimin e një force ushtarake mbrojtëse, si pjesë e vizionit të tij për të ardhmen e bllokut. Duke paraqitur një seri reformash, Emmanuel Macron propozoi gjithashtu bashkëpunim më të madh në fushat e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit. Macron mori pushtetin më maj, me premtimin se do të përforcojë Eurozonën dhe do të thellojë integrimin europian para “Brexit”. Por planet e tij për reforma brenda Francës kanë shkaktuar mjaft polemika dhe protesta. Ideja e ushtrisë së përbashkët europiane nuk është asgjë e re dhe diskutohet prej kohësh, por nga Universiteti i Sorbonës, Macron nguli këmbë fort në këtë temë dhe tha se dëshiron që Bashkimi Europian të përmirësojë sistemet e përbashkëta mbrojtëse, e të ketë një forcë të përbashkët ushtarake me aftësi autonome për t’u hedhur në veprim. Mes propozimeve të tjera, veç buxhetit të përbashkët për ushtrinë europiane dhe një akademi për ta stërvitur atë, Macron tha se BE-ja duhet të krijojë një taksë unike europiane për transaksionet financiare.

Sicred