KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Makron: Europa e pavarur brenda dhjetë vitesh
Emanuel Makron

Makron: Europa e pavarur brenda dhjetë vitesh

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Greqi presidenti francez Emanuel Macron ka prezantuar planin që sipas tij do të t’i siguronte pavarësinë Europës në dhjetë vitet e ardhshme. Macron u shprej se kontinenti ka kaluar nëpër dhjetë vitesh krizë dhe tashmë po përballet me rritjen e kërkesave për mbylljen e kufijve kombëtarë. Zgjedhja sipas kreut të shtetit francez është mes vdekjes së Europës dhe rithemelimit të saj. Macron këmbënguli se zgjidhja e vetme është një sovranitet europian që të mundësojë ekzistencën dhe mbrojtjen ndaj fuqive si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Presidenti francez do të prezantojë planin e tij dhe tek krerët e tjerë të shteteve për të rindërtuar Bashkimin Europian dhjetë vitet e ardhshme duke filluar që nga zgjedhjet e ardhshme gjermane në 24 shtator. Por propozimet e tij u bënë publike më par gjatë fushatës elektorale të 2017-ës. Ndërsa në muajt e parë të 2018-ës do i prezantohen zyrtarëve europianë për një debat prej gjashtë muajsh. Macron deklaroi se nuk synon një traktat të ri europian që do të lindte pas dyerve të mbyllura, në korridoret e Brukselit, Berlinit apo Parisit. Me zgjedhjet e ardhshme europiane në program për në vitin 2019, përfaqësuesit e zgjedhur nga të gjithë qytetarët europianë me të drejtë vote, do të zënë 78 vende në parlamentin europian që do lihen bosh nga Britania e Madhe pas Brexit, të parashikuara në mars të 2019-ës. Një propozim tjetër i Macron është ai për më shumë legjitimitet zonës euro e cila më pas do të kishte pushtet vendimtar mbi politikat fiskale në zonë.

Sicred