KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Makron dhe Salvini për emigrantët
Makron dhe Salvini për emigrantët

Makron dhe Salvini për emigrantët

Mes Francës dhe Italisë janë rikthyer replikat mbi çështjen e emigracionit, të cilat u duk se u shuan pak ditë më parë, kur kryeministri i ri italian Giuseppe Conte vizitoi Parisin. Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërcënuar Italinë dhe vende të tjera të BE se do të përballen me sanksione financiare nëse refuzojnë të presin emigrantët. Macron ka deklaruar se, sipas rregullave ndërkombëtare, refugjatët që nisen me varka për të arritur Europën duhet të zbarkojnë në portin më të afërt, që gjeografikisht i bie të jetë në Itali. Sipas shefit të pallatit Elize, Italia nuk po përjeton një krizë migratore sikurse pretendon qeveria e saj, por një krizë politike, që është shkaktuar nga liderët ekstremistë që luajnë me frikën e njerëzve. Duke reaguar ndaj paralajmërimit, zëvendës kryeministri i Italisë Matteo Salvini e ka quajtur “arrogante” sjelljen e Macron dhe e ka ftuar atë që bujarinë ta tregojë duke hapur portet e Francës. Salvini ka deklaruar se në 4 vjet Italia ka regjistruar 650 mijë zbarkime, 430 mijë kërkesa për azil dhe 170 mijë refugjatë të strehuar në hotele, kazerma e apartamente, me një kosto prej 5 miliardë euro.

Sicred