KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Makron dhe Junker për zgjerimin e BE-së
Makron dhe Junker për zgjerimin e BE-së

Makron dhe Junker për zgjerimin e BE-së

Presidenti Francez Emanuel Makron u shpreh këtë të martë kundër zgjerimit të mëtjeshëm të Bashkimit Europian, ose të paktën jo derisa blloku të reformohet, ndërkohë që presidenti i komisionit Europian paralajmëroi se vendet e Ballkanit mund të përballen me një rikthim në luftë nëse nuk do të kenë shpresa për t’iu bashkuar BE-së. Sipas Uashington Post, këmbëngulja e Makron erdhi pasi Komisioni Europian, që është organi ekzektuiv i BE-së, rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Anëtarësimi në bllokun europian ka qenë një nxitës i fuqishëm për ndërmarrjen e reformave politike dhe demokratike në vende si Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia dhe Kosova. Por ndërkohë që Britania do të bëhet vendi i parë që largohet nga blloku vitin e ardhshëm, presidenti fracez tha para ligjvënësve europianë në Strasburg se do të mbështeste vetëm një zgjerim që do të vijë pas një reformimit të Europës. – Nuk dëshiroj një Ballkan që kthehet nga Turqia apo Rusia, por nuk dua që Europa, e cilapo funksionon me vështirësi me 28 anëtarë dhe nesër me 27, të vendosë të ngutet për të qenë nesër me 30 apo 32 anëtarë por me të njëjtat rregulla, – tha ai.

Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian, Zhon Klod Junker, institucioni i të cilit rekomandon nëse vendet duhet të lejohen apo jo në bllok, insistoi se dera e Europës duhet të qëndrojë e hapur. – Nëse ne heqim dorë nga këto vende, në këtë rajon ekstremisht të komplikuar, tragjikisht më duhet të them se do të përjetojmë atë që përjetuam në vitet ’90, – theksoi Junker, ndërkoqë kur mori detyrën e drejtimit të Komisionit Europian katër vjet më parë, zoti Junker u zotua se nuk do të kishte zgjerim të BE-së gjatë mandatit të tij.

Sicred