KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Makron bën betimin si presidenti i ri i Francës
Makron, bën betimin, si presidenti i ri, i Francës, bota

Makron bën betimin si presidenti i ri i Francës

Emanuel Makron është tashmë Presidenti i Francës, pas inagurimit të tij në Pallatin Shons Elize. Makron mbërriti në Pallat rreth orës 10të të mëngjesit, ku u takua me Fransua Hollond, i cili më pas u largua nga Pallati Presidencial duke ia lënë vendin, pasardhësit të tij, presidentit më të ri në moshë që prej kohës së Napoleon Bonapartit, 39 vjeçarit Makron. Ishte Lorën Fabjus, presidenti i Këshillit Kushtetues, i cili më pas e deklaroi Makron si President. “Me zgjedhjen e popullit, ju jeni tani, mbi të gjitha, njeriu i vendit tonë, Presidenti i Republikës”, ishte kjo formula e lexuar nga Fabjus. Më pas, Makron mbajti fjalimin tradicional, ku u fokusua në një rilindje të re. “Bota ka nevojë për mësimet që Francezët kanë dhënë gjithmonë. Për dekada Franca ka patur dyshime për veten. Por, tha ai, më shumë se kurrë, bota dhe Europa kanë nevojë për Francën”. Mandati im do t’iu japë franezëve besimin për të besuar në veten e tyre,” u shpreh presidenti i ri francez, i cili gjithashtu theksoi se do të përpiqej të bindte popullin që fuqia e Francës nuk po bie, por që ne jemi në prag të një rilindjeje të re, siç u shpreh ai.

Sicred