KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Makri: Përdorimi i forcës nuk është mënyra e duhur
Makri: Përdorimi i forcës nuk është mënyra e duhur

Makri: Përdorimi i forcës nuk është mënyra e duhur

Zëvendëspresidenti amerikan, Majk Pens, është përballur me ankesat e aleatëve të Amerikës Latine të cilët kundërshtojnë paralajmërimin e dhënë nga Presidenti Tramp për një opsion të mundshëm ushtarak për zgjidhjen e krizës në Venezuelë. “Përdorimi i forcës nuk është mënyra e duhur. Në vend të saj duhet përdorur presioni politik”, u shpreh presidenti argjentinas Mauricio Makri gjatë një konference të përbashkët me Pens, i cili po zhvillon një tur në vendet e Amerikës Latine.
Presidenti Tramp paralajmëroi të premten e shkuar se ai po merrte në konsideratë mjete të ndryshme për zgjidhjen e krizës në Venezuelë, përfshi edhe opsionin e mundshëm ushtarak nëse do të ishte e nevojshme. Deklaratës së Tramp, Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, iu përgjigj duke urdhëruar forcat e tij të armatosura që të ndërmarrin një stërvitje ushtarake kombëtare javën e ardhshme. Shtetet e Bashkuara, sëbashku me Argjentinën dhe aleatë të tjerë rajonalë, i janë bashkuar thirrjeve të ndërkombëtarëve drejtuar Maduros për respektimin e demokracisë në vendin e tij. Në përgjigje të kaosit ekonomik, dhe protestave të opozitës në rrugë, ku rreth 130 persona kanë humbur jetën, Maduro ka ndërmarrë hapa për të fuqizuar pushtetin e tij, sic është edhe ngritja e Asamblesë Kushtetuese.
Në Buenos Aires, zëvendëspresidenti amerikan ritheksoi së Shtetet e bashkuara prefereonin hapat diplomatike dhe sanksionet ekonomike për t’i bërë presion Maduros. Pense po zhvillon një tur në Amerikën Latine për të bashkuar rajonin në lidhje me krizën venzueliane. Më herët ai vizitoi Kolumbinë, dhe pas Argjentinës, do të jetë në Kili dhe Panama. Sipas zëvendëspresidenti amerikan, Majk Pens, 1 milion venezuelianë kanë shkuar në Kolumbi dhe 60 mijë të tjerë në Argjentinë, duke u larguar nga kaosi që po përjeton vendi i tyre.

Sicred