KRYEFAQJA » LAJME » Makovei : Partitë politike duhet të jenë bashkë në përpjekjet për integrim
Makovei : Partitë politike duhet të jenë bashkë në përpjekjet për integrim

Makovei : Partitë politike duhet të jenë bashkë në përpjekjet për integrim

Në Tiranë po mbahet sesioni i parë i takimit të 12-të i Komitetit Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Sesioni drejtohet nga kryetarja e delegacionit të PE Monika Makovei, kryetari i delegacionit shqiptar Taulant Balla.

Zonja Makovei u ka bërë thirrje partive politike shqiptare të jenë bashkë në përpjekjet për integrim. “Kemi dëgjuar nga Komisionin Europian për ecurinë e Shqipërisë me reformat. Duam pozitivitet. Partitë politike duhet të jenë bashkë në këto përpjekje. Të kemi një dialog konstruktiv me rekomandime” tha zonja Makovei.

Zonja Makovei është ndalë veçanërisht në nevojën e thellimit Reformës në Drejtësi. Ajo tha se zbatimi i Vettingut është një element kyç. “Ka shumë vende që kanë miratuar shumë ligje të mira, por nuk i zbatojnë ato. E rëndësishme është që të jepni dëshmi për zbatueshmëri të ligjeve” tha ajo.

Duke komentuar situatën e krijuar lidhur me largimin nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve zonja Makovei tha se “Kjo është një shenjë që ata janë të frikësuar”. “Ne duam që ata që kanë bërë shkelje të mbajnë përgjegjësi, por për momentin çështja më e rëndësishme është të pastrojmë drejtësinë. Objektivi kryesor të pastrojmë gjyqësorin” tha kryetarja e delegacionit të PE Monika Makovei.

Edhe ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin tha se procesi i integrimit kërkon unitet. “Qytetarët mbështesin reformat e thella në vend. Shqiptarët nuk kanë pikë dyshimi për integrimin e vendit. Sot Shqipëria ka një mundësi reale sa i përket hapjes së negociatave. Integrimi në BE kërkon unitet” tha zonja Vllahutin.

Sicred