KRYEFAQJA » LAJME » Makinat me para, policia vazhdon hetimet
Makinat me para, policia vazhdon hetimet

Makinat me para, policia vazhdon hetimet

Policia po zhvillon hetime intensive rreth ngjarjes së ndodhur në Portin e Durrësit, ku brenda dy makinave që ishin destinuar për tregun shqiptar u gjetën rreth 3.5 milion euro. Dy persona tashmë të ndaluar nga policia kanë mohuar të kenë patur dijeni për egzistencën e kësaj shume. Ata kanë deklaruar se kanë pasur dijeni vetëm për makinat. Ndërkaq policia ka organizuar disa operacione për kapjen e vëllezërve Alfred dhe Elvis Vladit, që mendohet se janë personat që kanë porositur makinat.
Policia ka nisur gjithashtu hetime të brendshme për dy efektivë që dyshohet se kanë dekonspiruar operacionin.
Ngjarja është bërë objekt dhe i polemikave mes politikës. Kreu i opozitës Basha ka akuzuar si të implikuar në ngjarje kreun e grupit parlamentar socialist Balla, por ky i fundit i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka paralajmëruar se do ti drejtohet drejtësisë.

Sicred