KRYEFAQJA » LAJME » Makinat me para, Balla do padisi Bashën për shpifje

Makinat me para, Balla do padisi Bashën për shpifje

Brenda javës, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla do të depozitojë një kallëzim penal për shpifje ndaj Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me akuzat e tij për trafikimin e 3,4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit në dy mjetet “Toyota Yaris”. Këtë e njoftoi sot në një dalje për media vetë Taulant Balla i cili jo vetëm sfidoi hapur Bashën, por paralajmëroi dhe për një suprizë në seancën plenare të së enjtes. “Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjë prej tyre. Ju garantoj me përgjegjësi penale! Jo mandatin e deputetit, por jam i gatshëm të bëhet gjyqi në “Sheshin Skënderbej” sëse do të ketë qoftë edhe një lidhje të vogël timen. I them Lulzim Bashës që në fund të kësaj historie ai ia disa persona të përfshirë në këtë çështje. Nuk po i them sot, do ti ruaj për të enjten në seancë plenare” tha zoti Balla. Zoti Balla i bëri thirrje prokurorisë që të mos vonojë, por të thërrasë këdo që nga Basha apo çdo deputet tjetër që pretendon se ka informacion në lidhje me milionat e eurove të sekuestruara para dy ditësh.

Sicred