KRYEFAQJA » LAJME » Makinat luksoze të futbollistëve
Makinat luksoze të futbollistëve

Makinat luksoze të futbollistëve

Që futbollistët kanë paga të larta kjo dihet. E që bëjnë shpenzime marramendëse në jetën e tyre të përditshme gjithashtu të gjithë e dinë. NJë ndër to janë edhe makinat luksoze. E duke u bazuar te pagat që marrin, sipas një llogarie të thjeshtë iu bie të punojnë shumë pak orë, madje disa me minuta në ditë, për të paguar këto makina. Fillojmë me një nga më modestët. Xhorxh Boyd që tani militon në divizionin e dytë anglez, në kohën që luante me Bërnlei, i duhej 45 orë pune, për të paguar makinën e tij Mercedes 300 SL. hezus Navas, sulmues i Sevijës, i duhen 19 minuta në ditë për të paguar Nissan Micran e tij. Carlitos Tevez, yllit të kampionatit kinez i mjaftojnë 11 minuti e gjysmë për të paguar makinën e tij Porsche Panamera Turbo S. Ndërsa Luis Suarez, sulmuesit të Barcelonës i duhen 45 minuta për të bërë të tijën Audi R8. E njëjta kohë i duhet edhe Leo Mesit, yllit tjetër të superpaguar te Barcelona, por për një Ferrari F430 Spider. Vetëm 38 minuta i mjaftojnë Gareth Bale, të Realit të Madridit për të paguar Mercedes SLS Roadster AMG GT. NJë makinë gare supersportive, e shtëpisë automobilistike gjermane. Ndërsa fenomenit portugez të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, për të paguar makinën e tij më të shtrenjtë i duhen 5 orë e 15 minuti në ditë. Bugatti I tij kushton 2 milion euro.

Sicred