KRYEFAQJA » LAJME » Makinat luksoze, policia nis një aksion masiv edhe në Vlorë

Makinat luksoze, policia nis një aksion masiv edhe në Vlorë

Pas Elbasanit, policia e ka shtrirë edhe në Vlorë operacionin masiv për kontrollin dhe sekuestrimin e makinave luksoze, për të cilat nuk justifikohet burimi i të ardhurave. Aksioni mësohet se ka nisur që në orët e natës në bashkëpunim edhe me forcat speciale dhe FNSH-në e Fierit ,ndersa është shtrirë në të gjitha akset rrugorre të qytetit bregdetar. Korespodenti ynë në Vlorë Elisbon Haruni konfirmon se gatë aksionit janë sekuestruar me dhjetra automjete të shtrenjta, por edhe janë ndaluar persona për mungesë dokumentacioni të mjetit apo janë konstatuar sende të jashtëligjshme në brendësi të automjeteve. Aksioni do të vijoje gjatë  ditës, ndërsa ajo qe vihet re në qytetin e Vlores janë rrugët e boshatisura, kryesisht nga automjetet luksoze. Dje, në qytetin e Elbasanit, pati një numër të konsiderueshëm makinash të bllokuara, personash të shoqëruar dhe nisje hetimesh. Përgjatë tre ditëve RENEA ka ndërmarrë disa operacione në qytetin e Elbasanit ku u sekuestruan automjete luksoze si dhe u shoqëruan në polici disa persona tme precedent penal.

Sicred