KRYEFAQJA » LAJME » Makinat jo aktive, draft për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore
Veliaj: Me paratë e parkimit do ngremë Pyllin Orbital!

Makinat jo aktive, draft për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Ministria e financave ka dërguar në qeveri draftin për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe doganore, duke përfshirë në të edhe heqjen nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore. Ndonëse Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka qenë dakord për përfshirjen në këtë draft të fshirjes së detyrimeve për automjetet, palët duket se janë dakordësuar edhe për faljen e gjobave për makinat deri në vitin 2011. Në nenin 12 të draftit parashikohet edhe çregjistrimi i makinave duke u falur detyrimet deri në vitin 2010. Projekt-ligji saktëson se të gjithë personat e interesuar kanë të drejtë që brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të paraqiten pranë Drejtorisë së përgjithshme të shërbimit të transportit për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij. Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar të gjitha detyrimet e prapambetura, duke përfshirë taksën e regjistrimit të përvitshëm të makinës, taksën vjetore të qarkullimit, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Nëse brenda 6 muajve personat e interesuar nuk bëjnë çregjistrimin, Drejtoria e Transporteve duhet të kryejë vetë çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, janë përafërsisht 100 mijë automjete, të cilat nuk janë aktive, pra që nuk kanë kryer veprime për detyrimet financiare dhe kontrollin teknik për një periudhë të gjatë kohë, afërsisht 10 vjet.

Sicred