KRYEFAQJA » LAJME » Majlinda Bregu do të jetë Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal
Majlinda Bregu do të jetë Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Majlinda Bregu do të jetë Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Ish-ministrja e intergimit Majlinda Bregu, do të jetë Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal , vazhdues i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Lajmi është konfirmuar nga vetë zonja Bregu me anë të një postimi në Fejsbuk. “Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!” shkruan ajo. Zonja Bregu shpreh “Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time”. “U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!” shton ajo. Ish ministrja shqiptare e integrimit vlerëson se është e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore. Ajo falenderon drejtpërdrejtë ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. “Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!” shkruan zonja Bregu. “E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!” përfundon mesazhin e saj në Fejsbuk.
Zonja Majlinda Bregu zëvendëson në këtë post serbin Goran Svilanoviç. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, vazhdues i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, përbehet nga 46 vende, organizatata ndërkombëtare dhe institucione financiare.

Sicred