KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Majk Pens nuk ulet në tavolinë me Korenë e Veriut

Majk Pens nuk ulet në tavolinë me Korenë e Veriut

Zëvendespresidenti amerikan Majk Pens është larguar nga mjediset ku pritej të mbahej një darkë ku ai do të ulej në të njëtën tryezë me kreun ceremonial të shtetit të Koresë së veriut, Kim Jong Un. Zoti Pens dhe Kim Jong Un ishin ftuar në darkën që presidenti koreano jugor Moon Jae-in shtroi në Seul para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pjongçeng 2018. Sipas agjencisë së lajmeve të koresë së jugut, Jonhep, zëvendëspresidenti amerikan iku nga mjediset ku po zhvillohej pritja pas pesë minutash. Ndërkohë Pens u has me koreano-veriorin por të dy u përpoqën të shmangnin përballjen e drejtpërdrejtë me njeri-tjetrit. Ndërsa presidenti koreano-jugor Muun Jae-in shtrëngoi duart me motrën e liderit koreano verior Kim Jong Un në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore, të cilat po zhvillohen mes tensionesh mbi programin bërthamor të veriut. Zoti Pens ka marrë me vete në Korenë e Jugut Fred Warmbier, babain e të riut amerikan, i cili ndërroi jetë pasi u lirua nga burgu në Korenë e Veriut. Ditën e djeshme, Korea e Veriut mbajti një paradë ushtarake e cila ishte planifikuar për në prill, por u përshpejtua.

Sicred