KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mahiro Takano, 9-vjeçarja mes sportit dhe artit

Mahiro Takano, 9-vjeçarja mes sportit dhe artit

Ndodh shpesh në sporte që talenti është i lindur dhe, kur pikaset që në moshë të vogël, atëherë kemi fituar një sportist apo sportiste që premton për të ardhmen. I tillë është rasti i kësaj sportisteje të vogël të arteve marciale. Mahiro Takano është një karateiste japoneze, e cila spikat me përqendrimin dhe intensitetin që shpalos në interpretimin e ushtrimeve të ndryshme. Nxënësja 9-vjeçare e klasës së 3-të është kampione në karate e Japonisë në grupmoshën e saj, por ajo është më e famshme se kaq. Në fakt, nëse mendoni se fytyra ju duket e njohur, keni të drejtë. Mahiro Takano është protagonistja kryesore e videoklipit të këngës “Alive” (E gjallë) të këngëtares së njohur, Sias. Videoklipi është xhiruar në një metro të nëndheshme në periferi të Tokios dhe këngëtarja e njohur ka mbetur e mrekulluar nga talenti i 9-vjeçares. Jo më kot, Mahiro Takano është përzgjedhur edhe ambasadore speciale e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”…

Sicred