KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Magjia e Akuarelit nga Kina në Tiranë

Magjia e Akuarelit nga Kina në Tiranë

“Home and abroad” është një projekt që ka bërë bashkë dy artistë, shqiptarin Helidon Haliti dhe kinezin Li Xiaocheng në ekspozita me dy itinerare të ndryshme, në gjininë e akuarelit. Fillimisht në Kinë ku për artistin shqiptar ka qënë një përvojë e jashtëzakonshme ekspozimi në kryeqendrën e mjeshtrisë së akuarelit. “Ekspozita ishte një ndarje e 40 punëve nga shije nga shqipëria që unë kisha bërë 3-4 vitet e fundit dhe dekani i Akademisë Shanto 40 punë nga jeta. Ndjeva pika të përbashkëta padiskutim pavarësisht se Kina është kaq e madhe”. Kina një treg i lakmuar për artin dhe njëkohësisht vendi ku mjeshtëria e akuarelit kuotohet shumë lart duket se përveç një nostalgjie joshet shumë nga akuarelet plot dritë që vijnë nga peneli i Helidon Halitit. “Kishte rreth 7 mijë kërkesa për tu pranuar dhe nga e gjithë bota u pranuan 133. Atu ka qënë kontakti im i parë me Kinën ndërkohë që ai pikturën time e kishte marrë dhe e përdorte për poster në 7 ekspozitat një vit rrjesht dhe kjo ishte me thënë të drejtën impakt i jashtëzakonshëm. Ai këmbëngulte pikërisht në lirshmërinë e të menduarit artist. Sigurisht që emocioni i një mesdhetari me dritën e jashtëzakoshme të shqipërisë i ka bërë shumë përshtypje”. Ndërkaq ekspozita që sjell edhe mjeshtrin kinez në Tiranë, do të njohë publikun shqiptar nga afër me peisazhet e Lindjes së largët po rezervon edhe një risi që vjen nga tradita për tu propozuar me një freski bashkëkohore. “Ndërsa e veçanta e ekspozitës do të jetë se ata kanë edhe poçerinë e famshme ku edhe Piccaso padyshim ka bërë edhe një set të mrekullueshëm dhe në nji nga kto ëorkshop-et që vendosem të bënim ishte që unë të piktoroja në poçeri dhe kush e njeh mirë teknikën e akuarelit e kupton çdo gjë dhe kam bërë 12 po të themi simbole të miat që ata mi sjellin pasi mi pjekin edhe do ti ekspozoj në ekspozitë” tha më tej artisti Helidon Haliti. Me 20 tetor Haliti & Li Xiaocheng çelin ekspozitën në Muzeun Kombëtar duke e ftuar publikun të bëhet pjesë interaktive edhe e demonstrimeve që ata do të realizojnë.

Sicred