KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Magji në Fest ’55, përshëndet Vaçe Zela!
Magji në Fest '55, përshëndet Vaçe Zela!

Magji në Fest ’55, përshëndet Vaçe Zela!

Nata e tretë finale e Fest ’55 në RTSH ka nisur me një moment mjaftë befesues dhe emocionues. Për herë të parë në Shqipëri me teknikën e halogramës është sjellë ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela. Pas shume viteve mungesë Vaçe Zela ishte e “gjallë” duke përshëndetur  shikuesit dhe teleshikuesit me hitin e saj “Moj e bukura Shqipëri”. Shfaqja vërtetë magjike u duartrokit gjatë nga publiku, ndërsa vetë drejtuesit e festivalit Ledina Çelo dhe Kasem Hoxha, nuk i fshehën emocionet.  E konsideruar këngëtarja më e madhe e muzikës së lehtë shqiptare Vaçe Zela, me karierën e saj të shtrirë në disa dekada, ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek publiku. Ajo u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare.  Festivali vazhdon me konkurimin e 14 finalistëve mes të cilëve do të zgjidhet fituesi që do të prezantojë Shqipërinë në Eurosong.

Sicred