KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Madona mbush 60 vjeç

Madona mbush 60 vjeç

Madona mbush sot 60 vjeç dhe do i festojë në Marakesh. Luiz Veronika Cikone lindi në Miçigan të SHBA, e treta e 6 fëmijëve, shkon në New York me 35 dollarë në xhep për të ndjekur ëndrrën që të bëhej balerinë, me një jetesë modeste. Suksesi i vjen pikërisht nga kërcimi, bashkë me emrin e artit Madonna. Dy këngët e para solo, Everybody dhe Holiday e shndërruan në yllin e preferuar të njujorkezëve, ndërsa me albumin e parë me titullin “Madonna”, e ndihmuar edhe nga stacioni muzikor MTV në hapat e parë të tij, ia del të marrë plot 5 disqe platini. Që këtu i nisin në rritje këngët që bëhen suksese ndërkombëtare si : Like a Virgin, Material Girl, Angel, La Isla Bonita, Papa Don’t Preach, kjo e fundit solli debat pasi mbronte të drejtën e abortit.
Me hyrjen e mijëvjecarit të ri, Madona i kthehet muzikës dance, me fokus tek ajo elektronike. Ndërkohë, karriera e saj kalon përherë e më shumë nga kinemaja. Ka interpretuar në rreth 20 filma. Mbretëresha e muzikës pop, provokuese, protagoniste e padiskutueshme e industrisë muzikore, amerikania me origjinë italiane, ka fituar vendin e vetë në Olimpin e muzikës, por është shndërruar edhe në një ikonë stili, pasi që në fillimet e saj artistike, ka ndikuar tendencat e modës, duke u shndërruar në simbol për dekada e breza në të gjithë botën, një grua spektakolare në 360 gradë e shumë më tepër. 60 vjeçarja i ka provuar të gjitha: këngëtare, kantautore, balerinë, aktore, regjisore, skenariste, producente kinematografike e diskografike, shkrimtare, nënë biologjike dhe adoptive, si dhe mbrojtëse e të drejtave të personave më të dobët.
Jeta private është shënuar nga lidhje të zhurmshme me personazhe të njohur. Ajo eshte nënë e dy fëmijeve biologjike, ndërsa ka adoptuar edhe katër fëmijë. Së fundmi ka treguar se ka ndryshuar mënyrën e jetesës. Është trasferuar në Lisbonë me fëmijët për të ndjekur ëndrrën e djalit të adoptuar, David që dëshiron të bëhet futbollist.

Sicred