KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Macron takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Macron takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Ndërsa çështja e emigrantëve, vazhdon të mbajë ndezur tensionin politik mes Italisë dhe Francës, Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Romë ku ka zhvilluar një vizitë pune në Vatikan. Ai është pritur nga Ati i Shenjtë Papa Françesku me të cilin pati një takim shumë të gjatë dhe diskutoi për çështjet e emigracionit, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe unitetin e ardhshëm të Europes. Në vizitën e tij të parë në vatikan, Makron qëndroi me Papën për plot 57 minuta, takimi më i gjatë i Papes me një kryetar shteti, duke tejkaluar atë me Barak Obamen dhe Donald Trump. Ata diskutuan privatisht ardhjen në Europë të emigrantëve që ikin nga varfëria dhe konflikti, një çështje që ka ngjallur pikëpamje të ashpra mes shteteve anëtare të BE-së. Makron po tregohet kritik mbi ligjet e emigracionit ndërsa javën e kaluar Papa u kërkoi udhëheqësve të mirëprisnin të gjithë refugjatët që të kenë mundësi të integrohen siç duhet në shoqëri. Pas bisedimeve, Papa i tregoi Makronit për një medalje bronzi të Shën Martinit, një simbol i bujarisë që i përket shekullit të katërt, duke kërkuar që krerët e shteteve të ndihmonin të varfërit. Vatikani i cilësoi bisedimet e papes me Makronin si të përzemërta, duke thënë se ishte një shkëmbim pikëpamjesh mbi situata të ndryshme të konfliktit, veçanërisht për Lindjen e mesme dhe Afriken dhe një reflektim i përbashkët mbi perspektivat e projektit evropian. Ndërkaq në Gjermani, partitë e koalicionit nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet për politikën rreth migrantëve edhe pas disa orësh debati të martën. Liderët e 16 shteteve të Bashkimit Evropian kanë diskutuar të dielën për zgjidhjen e krizës së migrantëve në kontinent, mirëpo “mini-samiti” nuk ka rezultuar me ndonjë vendim konkret. Qindra mijëra persona kanë arritur në Evropë nga viti 2015, kryesisht pasi kanë ikur nga Siria dhe Iraku, duke nxitur tensione mes anëtarëve të bllokut.

Sicred