KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Macron pret udhëheqësit botëror në një samit njëditor për klimen

Macron pret udhëheqësit botëror në një samit njëditor për klimen

Parisi mirëpret dhjetëra kryetarë shtetesh dhe qeverish në një samit njëditor për mbrojtjen e Tokës nga ngrohja globale. Samiti i Një Planeti, i bashkorganizuar nga Franca, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara, shënon përvjetorin e dytë të Marrëveshjes historike të Parisit për kufizimin e ndryshimeve klimatike dhe ka për qëllim financimin e operacioneve për mbrojtjen e klimës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka thënë se SHBA do të tërhiqet nga pakti “i padrejtë” i Parisit, nuk është ftuar në samit. Udhëheqësit e ndotësve të tjerë të mëdhenj: Kinës, Indisë, Brazilit dhe Rusisë, ashtu si dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në mesin e anëtarëve të BE-së, nuk jane te pranishem gjithashtu. Marrëveshja e Parisit për Klimën, e miratuar nga 195 vende, i angazhon nënshkruesit ta mbajnë rritjen e temperaturës globale këtë shekull “nën dy gradë Celsius”.

Sicred