KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Macron pret Ramën në Paris
Remove term: Macron pret Ramën në Paris Macron pret Ramën në Pari

Macron pret Ramën në Paris

Presidenti Francez Emanuel Makron priti në pallatin presidencial “Elize” në Paris, kryeministrin Edi Rama. Sipas pamjeve që ofroi vetë zoti Rama në Fejsbuk presidenti Makron kishte dalë vetë për ta pritur kryeministrin shqiptar. Takimi që u zhvillua me kërkesë të zoti Rama, vjen në një moment kur pak javë kanë mbetur deri në vendimin final të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për çeljen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë. Kryeministri në këtë takim që ka zgjatur rreth 60 minuta, ka kërkuar nga Presidenti Macron dhe Franca, mbështetjen për çeljen e negociatave dhe kalimin në një tjetër fazë të marrëdhënieve me Bashkimin Europian. Rreth 3 javë më parë, Kryeministri Rama, pati një takim të ngjashëm, me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Para Mbrapa
Remove term: Macron pret Ramën në Paris Macron pret Ramën në Pari
Remove term: Macron pret Ramën në Paris Macron pret Ramën në Pari
Para Mbrapa
Sicred