KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Macron paralajmëron Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

Macron paralajmëron Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

Presidenti francez Emanuel Mankron i ka shprehur homologut të tij amerikan Donald Tramp shqetësimin për faktin se lideri amerikan mund të njoh në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Çdo vendim mbi statusin e qytetit duhet të jetë brenda kornizave të negociatave mes izraelitëve dhe palestinezëve, tha Makron. Paralajmërime të tilla i janë përcjellë presidentit amerikan edhe nga një numër vendesh arabe dhe muslimane. Mediat raportojnë se Tramp do ta njohë Jeruzalimin si kryeqytet të Izraelit gjatë kësaj jave. Si izraelitët ashtu edhe palestinezët pretendojnë se Jeruzalemi është kryeqytet i tyre. Presidenti amerikan nuk e firmosi dje dokumentin që vonon zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se presidenti kishte qenë shumë i qartë se ishte thjesht çështje kohe. Çdo president amerikan, përfshi edhe Tramp, e ka nënshkruar dokumentin në fjalë çdo gjashtë muaj, qëkur Kongresi miratoi një akt për lëvizjen e ambasadës në vitin 1995.

Sicred