KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Macron mban fjalim në PE, apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE

Macron mban fjalim në PE, apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje evropianëve t’i rezistojnë rritjes së autoritarizmit dhe të ripërtërijnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë. “Nuk dua t’i përkas një brezi të të përgjumurve që kanë harruar të kaluarën e tyre”, tha Macron në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg. “Dua t’i përkas një brezi që zgjodhi të mbrojë demokracinë e tij”, tha ai. Macron tha se “duket se ka nisur një luftë civile evropiane, ku nacionalizmi dhe egoizmi kanë përparësi”. Ai e dënoi, siç u shpreh, magjepsjen me joliberalët. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e lavdëroi fjalimin e Macronit dhe përkushtimin e tij ndaj BE-së. “Kjo është Franca e vërtetë”, tha Juncker.

Sicred