KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Macron merr pjesë në një iftar të organizuar nga këshilli islamik i Frances

Macron merr pjesë në një iftar të organizuar nga këshilli islamik i Frances

Këshilli Islamik i Francës organizoi një iftar tradicional në Paris ku morën pjesë shume politikanë dhe zyrtarë francezë, mes tyre edhe presidenti i vendit, Emanyel Makron dhe ministri i Brendshëm, Zherard Kolomb. Makroni është presidenti i parë që merr pjesë në iftar në 10 vitet e fundit. Para tij, në një iftar gjatë muajit të ramazanit kishte marrë pjesë presidenti Nikolas Sarkozi në vitin 2007. Në iftarin e Parisit morën pjesë udhëheqësit fetarë në Francë, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike të shumë vendeve. Në fjalën e tij para të pranishmëve, presidenti francez Makron theksoi se edhe Islami e myslimanët janë viktima të terrorizmit, i cili dëshiron të shkaktojë plagë të thella në marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe pjesëtarëve të grupeve të tjera fetare. Ai shtoi se e mbështet nismën e këshillit islam francez për të promovuar unitet dhe solidaritet. “Në Francë nuk ekziston diçka e ndarë, myslimanët në njërën anë, kurse francezët në anën tjetër, ne jemi një, të lirë dhe të barabartë. Muslimanët kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të praktikojnë fenë e tyre. Institucionet franceze janë të detyruara t’ua mundësojnë këtë gjë”, tha zoti Makron.

Sicred