KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maas: Vendimi i BE për negociatat me Shqipërinë, i rëndësishëm
Maas në Poloni, do vizitojë dhe Aushvicin

Maas: Vendimi i BE për negociatat me Shqipërinë, i rëndësishëm

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka vlerësuar publikisht përmes radios publike Dojce Vele, konsensusin në BE për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë më 2019. Sipas tij vendimi që Bashkimi Europian ka marrë këtë javë eshte i rëndësishëm sepse duke filluar nga viti 2019 mund të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Gjermania është shprehur edhe përmes kreut të diplomacisë se është shumë e angazhuar për këtë që e quan sinjal të fortë dhe udhërrëfyes, përmes të cilit vlerësohen arritjet e reformave në vitet e fundit.

Në deklarimet e ministrit të jashtëm gjerman, procesi i negociatave në Bruksel nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por ne jemi të gëzuar, që në fund u  bë i mundur një kompromis i të gjitha 28 vendeve anëtare të BE-së. Ministri i jashtëm gjerman u bën thirrje politikanëve në Tiranë dhe në Shkup, që këtë sukses ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me impenjim reformat. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht në këtë drejtim.