KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maas në Poloni, do vizitojë dhe Aushvicin

Maas në Poloni, do vizitojë dhe Aushvicin

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të udhëtojë sot drejt Polonisë. Për herë të parë në cilësinë e shefit të diplomacisë, do të vizitojë Aushvicin, ish-kampin nazist të vdekjes, ku gjatë Luftës së II Botërore janë ekzekutuar më shumë se një milion njerëz. “Aushvici për mua është një kujtesë e përjetshme për mbrojtjen e dinjitetit të shenjtë njerëzor në mbarë botën”, u shpreh Maas para nisjes.
Gjatë vizitës së tij të dytë në Poloni, Maas, anëtar i Partisë Socialdemokrate Gjermane, pritet të takohet me homologun polak, Jaçek Zaputiveç, në një manastir françeskan pranë Aushvicit. Ministri polak nuk do ta shoqërojë Maas gjatë vizitës në kampin e dikurshëm famëkeq të vdekjes. Vizita e diplomatit gjerman vjen pas polemikave që ka ngjallur ligji i diskutueshëm polak mbi Holokaustin, që më herët këtë vit shkaktoi edhe një krizë diplomatike mes Polonisë dhe Izraelit.
Ligji parashikonte gjoba dhe dënim me burg për këdo që në mënyrë publike dhe të padrejtë bënte përgjegjës shtetin apo qytetarët polakë për krimet e kryera nga regjimi nazist gjatë luftës.

Sicred