KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ma njofton largimin nga Alibaba
Ma njofton largimin nga Alibaba

Ma njofton largimin nga Alibaba

Jack Ma, kryetari bordit drejtues të gjigandit kinez të tregtisë online Alibaba, ka bërë të ditur se planifikon të dorëhiqet pas në viti. Lajmi i konfirmuar nga një lettër që Zoti Ma ia adresoi aksionerëve dhe klientëve të Alibaba-s, vjen pas raportimeve të ndryshme për kohën e tërheqjes së tij. Zoti Ma, një nga njerëzit më të pasur në Kinë, do t’ia dorëzojë frerët e kompanisë Daniel Zhang-ut, aktualisht drejtor ekzekutiv i kompanisë. Zoti Zhang, 46 vjeç, është i njohur për zhvillimin e promocionit të kompanisë të quajtur Singles Day, që është edhe ngjarja më e madhe njëditore në botë përsa u përket shitjeve me pakicë përmes internetit. Zhang, do të marrë detyrën e kryetarit ekzekutiv të Alibaba-s në 10 shtator 2019. Sipas kompanisë, periudha 1-vjeçare e dorëzimit të postit nga Ma tek Zhang synon arritjen e një tranzicioni të butë dhe të sukseshsëhm. Jack Ma, dikur një mësues i gjuhës angleze, bashkëthemeloi Alibaban. Kompania u bë shumë shpejt një nga më të mëdhatë në botë.

Sicred