KRYEFAQJA » LAJME » MA: Masa për ata që përfshihen në fushatën elektorale!
MAS, procedim për 10 drejtues që kanë marrë pjesë në fushatë

MA: Masa për ata që përfshihen në fushatën elektorale!

Tre drejtues të zyrave arsimore në vend dhe një punonjës i një zyre arsimore, janë duke u verifikuar nga Ministria e Arsimit si të përfshirë në fushatën elektorale të 25 Qershorit. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka sqaruar se kushdo që synon të kryeje veprime të tilla të kundraligjshme, në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, do të jenë objekt verifikimi dhe sipas rastit objekt penalizmi administrativ dhe juridiko-penal nga organet ligj zbatuese përkatëse. Ministria e Arsimit do të intensifikojë monitorimin e të gjithë procesit mësimor, për të mundësuar një përmbyllje të suksesshme të arsimit parauniversitar, transparencë dhe informacion mbi vlerësimet e Maturës Shtetërore.

Sicred