KRYEFAQJA » LAJME » LV: 99% e produkteve që qarkullojnë në Shqipëri, fallco

LV: 99% e produkteve që qarkullojnë në Shqipëri, fallco

Shqiptarët janë të fiksuar pas firmave të njohura ndërkombëtare por 99% e këtyre produkteve janë të falsifikuara dhe larg prodhimit origjinal. Por ky nuk është një fenomen shqiptar, pasi falsifikimi i markave të njohura është prezent në të gjithë botën. Përfaqësuesi i markës së njohur franceze Luis Viton, Paolo Balisteri, thotë se pavarësisht luftës së vazhdueshme falsifikimi mbetet problem. “Ne mbrojmë pronësinë intelektuale. Luftojmë për asetet tona, por sërish 99 përqind e tyre janë të falsifikuara. Për shembull në nuk kemi dyqane në shqiperi, por shohim shumë produkte këtu nën logon tonë. Në të gjithë botën ka produkte tonat të falsifikuara. Për të blerë një mall original nga kjo firmë duhet të shkoni në Itali apo vende të tjera të europes ku ne kemi dyqane”. Në trajnimin që synonte indentifikimin e produkteve origjinale nga ato false morën pjese përfaqësues nga drejtoria e doganave, policia e shtetit dhe inspektoriati i mbikqyrjes së tregut.

Sicred