KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, temperaturat e ulëta dëmtojnë bujqësinë

Lushnje, temperaturat e ulëta dëmtojnë bujqësinë

Moti me temperatura nën 0 gradë C, që po shoqëron të gjithë vendin, sjell probleme dhe në fushën e bujqësisë. Në këtë kohë, fermerët po përgatiten për mbjelljen e serave me kulturën e kastravecit. Temperaturat e ulta kanë bërë që fermerët të marin masa për të ruajtur farishten nga tharja. Ata mundohen t’i ruajnë me sa kanë mundësi, duke i vendosur plasmas por nëse nuk arrijnë të krijonë temperaturë optimale, vendosin llamba, gjë që sjellë dhe rritjen e kostos për këta fermerë.

Por, ka edhe nga ata fermerë të cilët për arsye ekonomike, kanë mbjellur kulturën e lakrës në serë.

Shumica e serave në rrethin e Lushnjes, nuk ka një sistem të mirëfilltë aspirimi dhe ngrohje pasi të kesh një të tillë ka shumë kosto dhe këta fermerë nuk kanë mundësi ta kenë. Ata detyrohen t’i ndërtojnë serat me kosto më të ulët që të arijnë të nxjerrin një fitim minimal.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com