KRYEFAQJA » LAJME » Lushnjë, talasemikët në vështirësi nga mungesa e gjakut

Lushnjë, talasemikët në vështirësi nga mungesa e gjakut

Dhurimet vullnetare të gjakut, mbeten ende problematike të pazgjidhur. Kjo është më e ndjeshme aty ku dhe numri i të sëmurëve kronikë që kanë nevojë për gjak, është më i lartë.
Marjana Dila nga Kolonja e Lushnjës prej 28 vjetësh shoqëron të bijën që vuan nga talesemia, për të marrë gjak në Spitalin e Lushnjës “Ihsan Çabej”. Shpesh ju ndodh që në spital të mos gjejnë gjak, ndaj dhe jo rrallë ajo dhe i shoqi janë bërë dhe dhurues për vajzën e tyre. Ata e dinë shumë mirë sa dhimbje shkaktohet nëse ajo do të largohet pa kryer mjekimin.
“Vijmë gjithmonë! Herë gjejmë e herë nuk gjejmë gjak! Disa herë kemi dhuruar, por kjo është shumë e vështirë” thotë Marjana. “Pa punë jemi, të sëmurë jemi” shton më tej ajo.
“Rastet kur nuk ka gjak janë të shpeshta” thotë edhe Arjana Zaka Shefe e Qendrës së Talasemisë në Spitalin e Lushnjës.
Në Bankën e Gjakut Lushnjë, dhurimet vullnetare janë të pakta, por shpresat nuk janë shuar. Ky i ri 21 vjeç ka ardhur vullnetarisht të japë gjak për të sëmurët. “Kam dëgjuar që ka mungesë gjaku dhe shumë të sëmurë kanë nevojë” thotë ai. Megjithatë dhurimet vullnetare janë shumë të dobëta thotë Arjana Zaka Shefe e Qendrës së Talasemisë në Spitalin e Lushnjës. Sipas saj vetëm shkolla e mesme “18 tetori” dhe ajo mekanike kanë dhuruar gjak të tjerët ende jo.
Në Bankën e Gjakut Lushnje, trajtohen 150 talasemikë, 75 talasemikë vetëm nga Lushnja, 59 nga Fieri e 15 të tjerë nga Berati, Elbasani dhe Vlora.

Sicred