KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, rrëshqitjet e tokës rrezikojnë fshatin Allprenaj në Lushnje

Lushnje, rrëshqitjet e tokës rrezikojnë fshatin Allprenaj në Lushnje

Shtëpitë e fshatit Allprenaj në Lushnje kanë nisur të shemben për shkak të rrëshqitjeve që ka pësuar toka. Në çdo banesë, shkarjet e dherave kanë shkaktuar, çarje të mëdha të mureve. Një vit më parë madje u shembën 5 banesa, ndërsa 10 të tjera janë të pabanueshme.
Familja e Tajar Bllikut është prej më të dëmtuarave. Gruaja e tij, Mirjana, përpiqet të mbushë të çarat e mureve me rroba të vjetra. “Ka rrëshqitur toka! Nuk e dimë se ku do të shkojmë” thotë ajo!
Gjithçka ndodh me shumë shpejtësi. Burrat e fshatit bëjnë roje natën, Dikush duhet të qëndrojë zgjuar për të lajmëruar të tjerët nëse toka nis të shkëputet. “Natën ne dalim te ky korridori përjashta! Nuk di ça të them! Nuk rrimë dot brenda! Jemi në rrezik! Gjithë natën bëjmë roje këtu!” thonë banorët.
Më situatën është e njohur edhe Bashkia e Lushnjës. Drejtori i shërbimeve pranë kësaj bashkie Ergest Krakulli, shprehet për RTSH se kane nisur kontaktet me banorët e zonës dhe se do të shpërngulen të parët ato familje që janë në gjendje më të rënduar, premton ai.
Shkarjet e tokes në Allprenaj kanë nisur të shkaktojnë probleme që prej 10 vitesh. Gjatë kësaj dekade, këtu kanë ardhur disa here përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror, por vetëm sa janë bërë matje. Ndërkaq sipas banorëve çarjet në vende të ndryshme arrijnë deri në 37 metra.

Sicred