KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, qëllohet drejt banesës së një të dënuari

Lushnje, qëllohet drejt banesës së një të dënuari

Ndërkohë duket se një konflikt i mëparshëm është rizgjuar në Lushnje. Në orët e para të mëngjesit, është qëlluar me armë drejt banesës së Arjan Aliços, i dënuar për plagosje me thikë në vitin 2016-të. Sipas dëshmisë së bashkeshortes së tij, Alma Aliço, në momentin e ngjarjes ajo ka qënë në shtëpi së bashku me vajzën e saj 21 vjeçare. Plumbat kanë prekur murin e jashtëm rrethues, murin e brendshëm të banesës, dyert, dritaret dhe dy dhomat që duken nga rruga. Plumbat kanë hyrë edhe në banesën e katit të dytë ku jeton një pensioniste. Fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë person i plagosur. Policia deklaron se po punon për zbardhjen e ngjarjes, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Sicred