KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, plagosi tre persona në kërkim agresori
Lushnje, plagosi tre persona në kërkim agresori

Lushnje, plagosi tre persona në kërkim agresori

Policia ka arritur të zbulojë autorin e plagosjes me thike të tre personave të dielën në Lushnjë në lagjen Karbunarë. Agresori është Elion Shehu dhe është shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar Renato Pupi, personi që ndihmoj autorin e krimit të largohej nga vend ngjarja. Sipas policise, tre të plagosurit nga 15-23 vjeç, ndodhen në spitalin e qytetit ,jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në ambientet e një lokali në Karbunarë. Autori i sulmit me thikë, ishte fyer dhe rrahur një ditë me parë nga tre personat e plagosur, dhe të nesermen ishte hakmarrë. Ky është rasti i dytë i plagosjes me thikë ndaj tre personave ndodhur brenda 24 orëve në Lushnje dhe Divjakë.

Sicred