KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Lushnje: Panair libri

Lushnje: Panair libri

Në sheshin qëndror të qytetit nuk ishin bërë bashkë asnjëherë kaq shumë shkrimtarë. Dita e librit me autorë lushnjarë, i mblodhi nga të gjitha trevat. Librat e botuara ndër vite janë ekspozuar në panairin e parë të këtij lloji që organizohet këtu. Kureshtarë të shumtë i shfletojnë sa për të parë figurat dhe pak lexojnë emrin e autorit. Për të blerë ndonjë botim as nuk bëhet fjalë, ndaj këtë ditë autorët e tyre vendosen të falin kopjet e ekspozuara. Piktori dhe autori Ilir Çakalli mes librave që prezanton në këtë panair ka dhe botimin për artin pamor nga Rilindja deri në vitet ‘800 dhe na tregon formën se si shkon te lexuesi. Lushnja numëron rreth 80 shkrimtarë, 12 prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa pjesa tjetër janë të pranishëm në këtë aktivitet. Nder emrat më të njohur të shkrimtarëve lushnjarë përmenden Vath Korreshi, Faslli Haliti, Visar Zhiti, Sherif Bali etj. Organizatori i panairit Niko Ferro shpresojnë që edhe vitin tjetër të përsëritet ky panair i cili ka bërë bashkë breza të ndryshëm autorësh. Pjesë e panairit ishte edhe një koncert i qendrës kulturore. Për shkak të përfshirjes së fëmijëve në këtë aktivitet, u mblodhën shumë qytetarë në sheshin qëndror të Lushnjes.

Sicred