KRYEFAQJA » LAJME » Lushnjë; Matësat inteligjentë të ujit
mates-inteligjent i ujit, matesit, uji i pijshem, lushnje

Lushnjë; Matësat inteligjentë të ujit

Pas realizimit të rrjetit të ri të ujësjellësit nga KFV-ja gjermane , në qytetin e Lushnjës po zbatohet një tjetër projekt; matja e konsumit të ujit me aparate digjitale. Deri tani janë instaluar rreth 6000 matësa , që mbulojnë 60 % të konsumatorëve. Albert Divjaka, Drejtori i Ujësjellësit thotë se “Këta matësa janë matësa inteligjentë , dhe në këtë mënyrë nuk mund të manipulohen.” Pavarësisht investimeve, Bashkia Lushnjë ka mbajtur të pandryshuar çmimin e ujit. 5,4 lekë për metër kub për familjarët, ndërsa po punohet që nga 6 orë në ditë furnizimi me ujë të arrijë në 10 orë.

Sicred