KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje: Kontrolle të shumta të policisë rrugore

Lushnje: Kontrolle të shumta të policisë rrugore

Gjoba të shumta kanë marrë drejtuesit e automjeteve në Lushnje. Vetëm brenda një ore, njësia operacionale për sigurinë rrugore ka vendosur 30 të tilla. Fokusi i kontrolleve kanë qënë burimet e aksidenteve që shkaktohen gjatë kohës së përdorimit të celularëve kur drejtuesi i mjetit është në timon, dhe mungesa e vendosjes së rripit të sigurimit. Këto dy arsye, ishin numri me i madh i masave ndëshkuese, gjoba të cilat varionin nga 5000-15000 për rripin e sigurimit dhe 500-1500 për telefonin.

Dy grupe kontrolli të njësisë operacionale Tiranë janë përqëndruar brenda akseve rrugore kryesore në qytet dhe në autostradën Lushnje Fier. Këta të fundit të pajisur me radar. Kanë vendosur gjoba për tejkalim shpejtësie. Sipas informacioneve nga drejtoria e policisë, kontrollet të cilat do të vazhdojnë dy ditë, nuk kanë si qëllim vendosjen e sa më shumë gjobave, por sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve për të zbatuar me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor.

Sicred