KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje: Humb jetën një person
aksident, Lushnje, Humb jetën, një person

Lushnje: Humb jetën një person

Një 72-vjeçar ka humbur jetën, pasi është aksidentuar për vdekje nga një mjet i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Ardenicë, afër rrrethrrotullimit të Kolonjës. Policia bën me dije se humbi jetën Kimet Hoxha, ndërsa pronari i mjetit është larguar nga vendngjarja. 72-vjeçari ishte duke ecur në këmbë kur mjeti i paidentifikuar e ka goditur. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sicred