KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, hidhet në erë një automjet

Lushnje, hidhet në erë një automjet

Një automjet është hedhur në erë nga tritoli në lagjen 18-tetori në Lushnje. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 min dhe përveç dëmit të mjetit nuk ka lëndime në njerëz. Automjeti tip golf, me targa AA 430 FZ, është në pronësi të Arbër Shurdhi, 20-vjeç, banor i lagjes. Tritoli ka qënë i vendosur në pjesën e përparme të mjetit, sipër xhamit, çka ka sjellë edhe dëmin më të madh në këtë pjesë, ndërsa makina ka qënë e parkuar përpara banesës së 20-vjeçarit. Familja Shurdhi në momentin e shpërthimit të tritolit ka qënë duke ngrënë darken dhe është tmerruar nga zhurma. Sipas informacioneve, automjeti ishte blerë dy muaj më parë në Vlorë nga 20-vjeçari. Pronari i makinës së cilës iu vu tritoli nuk ka preçedentë penalë apo probleme me njerëz të tjerë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve të tij.

Sicred