KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, gjendet një person i pajetë
Lushnje, gjendet një person i pajetë
Foto ilustruese

Lushnje, gjendet një person i pajetë

Një person është gjetur i vdekur të hënën në mëngjes në Lushnje. 52-vjeçari Bashkim Çepa, roje në një pallat, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Mendohet që ai ka humbur jetën nga temperaturat e ulta. Çepa është personi i tretë që humb jetën nga i ftohti në Shqipëri në hakun kohor të pak ditëve. Më parë kanë humbur jetën një endacak në Durrës dhe një në Sarandë. Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj personave në nevojë në këto ditë shumë të ftohta. Në disa qytete janë hapur qendra sociale ku kryesisht kalojnë orët e natës qytetarë në nevojë. Veç ngrohjes dhe fjetjes atyre u ofrohet edhe ushqim i ngrohtë. Në Tiranë në këto qendra kalojnë kohën rreth 200  persona.

Sicred