KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Lushnje, futja në TVSH, bizneset: Është e papërballueshme, po falimentojmë!

Lushnje, futja në TVSH, bizneset: Është e papërballueshme, po falimentojmë!

Nga 1 Prilli bizneset e vogla me xhiro vjetore 2 – 5 milione lekë janë futur në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Por pavarësisht se ndryshimi i nivelit të taksimit është fakt, bizneset vijojnë ta kundërshtojnë me argumentin se kjo do i çojë në falimentim.
Drita Bino prej 28 vitesh është e vetëpunësuar në një njësi tregtare me veshje, por thotë se e sheh të vakët perspektivën. “Do ta mbyll dyqanin. Shumë dyqane në rrugë janë mbyllur”  thotë ajo.
Spartak Bami pyet me ironi: “Çfarë binesi i madh është ky me 10 çanta 30 pale syze? Si ka ardhur puna do t’i mbyllim të gjithë dyqanet”.
Nga informacionet në degën e tatimeve pranë Bashkisë së Lushnjës rezulton se në këtë zonë ka 2548 biznese të vogla dhe 724 biznese të mëdha. Ndonëse 1 prilli ka kaluar, ende nuk ka një shifër se sa nga këto biznese të vogla do të kalojnë në biznes të madh pasi janë duke u kalkuluar në drejtorinë rajonale të tatimeve në Fier. Disa biznese po mundohen të manovrojnë për të mos hyrë në bizneset që paguajnë TVSH. Një nga manovrat është mbyllja e liçencës dhe hapja në emër të një familjari. Numri i bizneseve të cilët kanë aplikuar për mbyllje licensen, kap shifrën 150, për bizneset që kanë shpall falimentin ende nuk ka një shifër.

Sicred