KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje: Fermerët, tregtohen farëra të pasigurta

Lushnje: Fermerët, tregtohen farëra të pasigurta

Fermerët prej vitesh kanë mbetur peng i eksperimenteve me farërat e fidanët. Në Lushnje, rastet e domateve që nuk skuqen, bostanit të çare apo të kokrrave të deformuara janë të shumta. E për të gjitha këto fermerët drejtojnë gishtin tek tregtarët e farërave dhe fidanëve: “Kemi marrë farishten e domates, nuk morëm atë që donim. I punojmë ne, po s’bëhen se nuk janë farat e sakta. Kur vjen puna tek prodhimi nuk marrim rezultat, nuk ka rezultat fare” shprehen fermerët. Blerja e fidanëve të paçertifikuar, tek tregtarët që thjesht u intereson vetëm fitimi, është hapi i parë drejt dështimit të sigurt për prodhimin e ardhshëm. “Fermerët duhet të dinë ku duhet të blejnë fidanët, fermerët edhe për kultivarët që mbjellin në fushë” tha Isuf Dupi-Specialist i Q.T.T.B , Lushnje. Prodhimi i milionave fidanëve autoktonë dhe hibride është një proçes që kryhet nga specialistët e bujqësisë, në kushte të posaçme. Por përfshirja e personave që nuk njohin këtë fushë, ka sjellë rrënimin e fermerëve të cilët bujqësinë e kanë të vetmin burim të të ardhurave .

Sicred