KRYEFAQJA » LAJME » Lushnjë, fëmijët ecin mbi dy kilometër në këmbë për në shkollë

Lushnjë, fëmijët ecin mbi dy kilometër në këmbë për në shkollë

Këta fëmijë ecin rreth dy kilometër në këmbë të veshur me çizme llastiku për të shkuar në shkollë. Në çantë përveç librave, mbajnë edhe një palë këpucë. Kjo sepse rruga e fshatit Biçukas në Divjakë është bërë e pakalueshme. Balta dhe gropat e mëdha janë të pranishme në të gjithë gjatësinë e rrugës. Në ditët me shi, përgjatë kësaj rruge është i pamundur kalimi i transportit urban. Drejtuesit e tyre duhet te mendohen mire perpara se te ecin neper kete rruge. Dikur rruga e Biçukasit ka qenë e shtruar me kalldrëm, ndërsa disa muaj me parë, hedhja e dherave, ka krijuar baltën e madhe. Për shkak të mungesës së investimeve, dhe rrugës së keqe, banorët po braktisin fshatin. Kjo rrugë e gjatë dy kilometër, nën administrimin e bashkisë Divjakë, nuk është asfaltuar asnjëherë. Madje sipas informacioneve të kësaj bashkie, nuk është as në planet e saj për t’u sistemuar as për vitin 2018.

Sicred