KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, banesat e reja të romëve
eglantina gjermeni, dita e romeve, lushnje, banesat sociale,

Lushnje, banesat e reja të romëve

Komunitetet rome dhe egjiptiane në Lushnje, që prej vitit 2014 kanë përfituar ndërtimin e banesave të reja. Rreth 60 familje, banojnë në këto shtëpi private. Familjarët tregojnë se më parë jetonin në çadra plasmasi të përshtatura si banesa, ndërsa disa familje të tjera nuk kanë pasur shtëpi pasi u është djegur. Megjithëse përfituan nga ndërtimi i banesave socilale nga programi i investimeve të ministrisë se zhvillimit urban, komunitetet rome dhe egjiptiane kanë ende nevojë për ndihmë.

18 banesa u ndërtuan në fshatin Zhamë, pjesë e bashkisë Lushnje, ndërsa 27 të tjera në qytet do të ndërtohen gjatë vitit 2017. Në ditën ndërkombëtare të romëve, për të parë nga afër këto investime ka qënë ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni.

Komuniteti rom shtrihet në zonat e Savrës, Dushkut dhe në dy lagje të mëdha të qytetit të Lushnjes. Nevojat e tyre urgjente kanë qënë rindërtimi i banesave dhe punësimi. Ndërsa për 60 familje investimet e pjesshme në ndërtimin e shtëpive kanë përfunduar, problem për këtë komunitet mbetet punësimi.

Sicred