KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, atentat me dy viktima
Masakra e Lushnjës, zbulohen autorët

Lushnje, atentat me dy viktima

Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë në një atentat në qytetin e Lushnjës të mërkurën pas dite. Viktimat janë identifikuar si Jurgen Hoxha 22 vjeç dhe Zaimir Latifi 23 vjeç, ndërsa është plagosur Marius Xhepexhiu 26 vjeç.
Sipas dëshmitarëve viktimat ishin ulur në një lokal në vendin e quajtur Ura e Çeleve, kur nga një makinë një person i maskuar dhe armë në dorë ka qëlluar me breshëri drejt tyre. Autori është larguar më pas me shpejtësi dhe automjeti  është gjetur i djegur në rrugën Lushnje-Berat.
Ende nuk dihen motive e kësaj ngjarjeje, por në Lushnje është kthyer frika e vitit të trazuar 1997, kur qyteti u bë arenë e përplasjes së bandave që kanë lënë pas dhjetra viktima. Më të famshmet janë ato të Aldo Bares (Alfred Shkurti) dhe Artur Dajës. Ky i fundit është vrarë në mënyrë makabre, ndërsa Bare ndodhet në burgim të përjetshëm.

Sicred