KRYEFAQJA » LAJME » Amortizimi i rrugës së Shegasit në Lushnje

Amortizimi i rrugës së Shegasit në Lushnje

Banorëve të fshatit Shegas në Lushnje u është sosur durimi përballë premtimit se rruga e tyre do të asfaltohet. Ata kanë protestuar sot përpara dyerve të bashkisë Lushnje sepse nuk kanë rrugë kalimi. Banorët thonë se asfaltimi i rrugës i është premtuar që prej 2009 kur kryetari aktual i bashkisë Fatos Tushe u zgjodh deputet në kuvendin e Shqipërisë, ndërsa sot është në mandatin e dytë në krye të bashkisë dhe premtimi për rrugën nuk u bë asnjëherë realitet. Ndonëse morën një tjetër premtim nga kreu i bashkisë Lushnje Fatos Tushe për ndryshimin e gjendjes, përsëri banorët ndihen skeptikë, ndaj paralajmërojnë se çdo ditë do të protestojnë përpara dyerve të bashkisë derisa mjetet e punes së shkojnë në zonën e tyre. “Protestat do të vazhdojnë çdo ditë” theksojnë banorët. Rruga e fshatit Shegas është 4 km e gjatë, e pa asfaltuar asnjëherë, ndërsa zona ndodhet jo më shumë se 3 km nga qyteti i Lushnjes. Shkatërrimi i rrugës ka sjellë probleme kryesisht në nxjerrjen për treg të produkteve bujqësore.

Sicred