KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, mungojnë tregjet e gjelbra

Lushnje, mungojnë tregjet e gjelbra

Është e përditshme, në Lushnjë policia nis punën për boshatisjen e trotuareve. Çdo mëngjes, tregtarë dhe prodhues dëbohen nga hapësirat publike. Në zonën që njihet si YPSILONI, prej 20 vitesh, policia bashkiake, përballet me të njëjtët persona. Janë shitësit e qumështit, të vezëve dhe prodhuesit e perimeve, problemi kryesor për policinë e cila nuk po arrin dot të ndryshoje mentalitetin e tyre. Të gjithë duan të shesin në rrugë, sepse mendojnë se aty vijnë blerësit. Lushnja nuk ka një treg, ku të mund të kryhet tregtia e përditshme e fruta perimeve. Në çdo lagje, atje ku ka hapësira publike, ose pranë rrugëve kryesore, vendosen prodhuesit dhe tregtarët. Përpjekjet e bashkisë për të ngritur tregje sipas kushteve higjeno sanitare kanë dështuar. Nëse dikush ka diçka për të shitur, vendos vet se ku duhet të rrije, në asfalt, në trotuar, në dyert e shkollave, pranë koshave të plehrave, Mjafton që policia ti lërë të qetë për disa orë. Duket sikur është kthyer në një betejë, ku lufta nuk mbaron kurrë. Polica bashkiake, nuk ka as forca për të kontrolluar territorin e saj. 10 policë së bashku me drejtorin e kanë të pamundur të lirojnë çdo hapësirë publike të zënë nga tregtarët. Dy tregjet e ngritura në vitin 2003 në zonat me popullsinë më të madhe në qytet, janë shembur. Sot ato shërbejnë vetëm si pika referimi për blerësit, pasi tregtarët shesin në rrugë. Në vitin 2007 bashkia dhe disa pronarë bënë një treg, por askush nuk pranoj të shes aty brenda. E njëjta situatë u përsërit edhe në 2013, ku shumë pranë qendrës së qyteti ndërtohet një treg i mbuluar dhe me kushte të mira, por askush nuk pranoj të shesë brenda atyre hapësirave. Rruga mbetet vendi më i preferuar për blerësit dhe tregtarët, ndaj përsa kohë kjo të jetë kështu, edhe policia bashkiake ka një detyrë të përditshme.

Sicred