KRYEFAQJA » LAJME » Lushjna vetëm me një çerdhe

Lushjna vetëm me një çerdhe

Kjo godinë në Lushnje është e vetmja që funksionon si çerdhe prej 50 vitesh. Por ajo nuk mund të përballojë numrin gjithnjë në rritje të fëmijeve. Ajo ka vetem 3 mjedise ku mund të rrinë fëmijet. Nga 12 që duhet të ketë normalisht një grup, ato kanë mbi 18 dhe edukatorët e kanë të pamundur të mbajnë një numër kaq të madh fëmijesh.

Godina aktuale nuk mund të përballojë numrin gjithnjë në rritje të fëmijëve. Ajo është ndërtuar 50 vjet më parë dhe nuk përmbush asnjë kriter të standarteve aktuale. Qershori i këtij viti u mbyll me premtimin se në shtator do të kishte përfunduar ndërtimi i një tjetër godine, por punimet janë ende pa përfunduar.  Megjithatë prindërit i sjellin vogëlushet në çerdhe dhe u duken kushtet e mira.

Sipas bashkisë Lushnje ky shqetësim do marrë zgjidhje deri në fund të shtatorit. Çerdhja  e cila po rikonstruktohet me fondet e bashkisë në vlerën e 5,3 milion lekëve ka një kapacitet për 80 fëmijë. E pavarësisht këtij sinjali pozitiv, gjashtë kopshte dhe një çerdhe që ka nën administrim bashkia Lushnje, e kanë të vështirë menaxhimin e kërkesave gjithnjë e në rritje për regjistrimin e fëmijëve në këto institucione të rritjes dhe edukimit

Sicred