KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Lumturi në fukarallëk” në teatrin “Migjeni”
"Lumturi në fukarallëk" në teatrin "Migjeni"

“Lumturi në fukarallëk” në teatrin “Migjeni”

Edhe në këto ditë të fundit të vitit salla e teatrit “ Migjeni” në Shkodër është plot. Tonin Çekliqi dhe mjeshtri i madh Besnik Çinari, na sjellin një shfaqje të munguar. Përmes humorit të hollë na rrëfejnë “ lumturinë “ në furarallëk, një panorame komike e diktaturës që ka kaluar vendi ynë. “Nuk janë bërë shfaqje të tilla në fakt për çudi, ka kaluar një kohë e gjatë.”- shprehet Rajmonda Marko, aktore në teatrin e Shkodrës. Krahas mjeshtrit Çinari në këtë komedi interpreton diva tjetër e skenës shqiptare, Zyliha Miloti, ndërsa kurora e aktorëve plotësohet nga Drande Xhaj, Anton Krosaj, Rajmonda Marko, Muhamet Çekini, Gac Kodrina, Pllumb Gjona dhe Indrit Preza. Premiera e shfaqjes ishte mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa do të shfaqet për së paku edhe një javë. Ndërsa për vitin që vjen, Rita Gjeka, Drejtoreshë e Teatrit “ Migjeni”, thotë se : “Do te ketë surpriza për 2018-ën dhe jo vetëm shfaqje një ditore.”

Sicred